Krasniqi del nga karantina, prezantohet tek ekipi i Newcastle

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi, është prezantuar te skuadra e Newcastle Jets që bën gara në A-League të Australisë.
Zyrtarizimi i Krasniqit ndodhi para disa jave, por për shkak të karantinës, lojtari s’ishte prezantuar ende, shkruan IndeksOnline.
Lojtari nga Komuna e Vitisë, sot gjatë ditës e ka përfunduar karantinën dhe është prezantuar me fanellën e klubit nga Australia. Ai po ashtu sot fillon stërvitjet me klubin e ri.
“Faleminderit për këtë pritje të nxehtë!”, ka shkruar në rrjetet sociale Krasniqi.
Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, tani i Malajzisë, do të luajë vetëm një sezon në Australi pasi është huazuar nga Johor Dahori./IndeksOnline/