21:51 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Krasniqi dorëzon padinë për shpifje ndaj Xhelal Sveqles

Profesori universitar, Milazim Krasniqi sot ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj zëvenësministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveqla.

“Sot paraqita padine per shpifje ndaj zevendesministrit te puneve te brendshme ne detyre, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtesia duhet te vlejne per te gjithe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook- transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, Sveçla ka akuzuar profesorin Krasniqi për nxitje të protestave që bien ndesh me masat e vendosura për luftimin  e koronavirusit.

Kujtojmë që para disa ditëve poashtu është mbajtur një ‘test protestë’ nga mbështetësit e VV-së, në sheshin e kryeqytetit mirëpo për këtë gjë U.d ministrit në detyrë nuk reagoi./Indeksonline/