18:01 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Krasniqi drejtuar qytetarëve të besimit ortodoks: Gëzuar Krishtlindjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindjen.

Krasniqi përmes një postimi në facebook, qytetarëve të besimit ortodoks i ka uruar Krishtlindjen qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me dashuri, paqe dhe bekime.

“Qytetarëve të besimit ortodoks, Gëzuar Krishtlindjen! Qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me dashuri, paqe dhe bekime për secilin prej jush. Fryma e mirëkuptimit dhe tolerancës së kësaj dite, le të jetë pikënisje për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, prosperuese dhe të sigurt në shtetin tonë”, ka thënë Krasniqi.