Hamza e Krasniqi në Mitrovicë, takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kanë takuar qytetarët e Mitrovicës të prekur nga vërshimet.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit, sipas tij s’duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit.
“Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës”.
“Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit”, ka shkruar ai.
