10:35 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Krasniqi e nis ditën në qytetin e tij, pritet nga Gazi, vizitojnë projektet e financuara nga ministria e tij

Elbert Krasniqi e ka nisur ditën me një vizitë zyrtare në qytetin e tij të lindjes, në Pejën e bukur. Ministri u prit nga i pari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Bashkë me Gazin, ministri shikoi nga afër punët e bëra nga disa projekte të ministrisë përkatëse.

“Kryetari, Gazmend Muhaxheri na priti në zyre për të diskutuar për procesin e projekteve komunale, projektet ndërkufitare dhe prioritetet e Komunës për të ofruar shërbime komunale më efikase për qytetarët.
Në Komunën e Pejës, administrata komunale, po vazhdon punën me ritëm të rregullt, duke ofruar shërbime për qytetarët shërbime në kohë.
Vizituam shkollën teknike ‘Shaban Spahija’ si një nga projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale dhe projektet në lagjen 7 Shtatori për rregullimin e infrastrukturës te lagjet e banuara nga komunitetet, të financuara nga programi komunal për infrastrukturë socio-ekonomike” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/