11:51 / E Enjte, 23 Mars 2023 / MSH

Krasniqi e quan Kurtin “arrogant”: I ke shpërfillur ndërkombëtarët

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, lidhur me takimin e Ohrit, për dialogun Kosovë-Serbi

“Unë mund të them se kryeministri nuk ka bërë tradhëti ndaj kosovarëve, por ka bërë tradhëti ndaj votuesve të vet, ndaj votuesve që u ka premtuar se nuk ka me pasë dialog, nuk ka me pasë asociacion” ka thënë Krasniqi.

Ai shtoi se Kurti ka degraduar nga pranimi i njohjes së ndërsjellë, në mospranim të njohjes së ndërsjellë.

“Ky po thotë se nuk ka mujtë me arrit një marrëveshje më të mirë. Po ka mujtë, para një viti, kur ka pasë njohje të ndërsjellë” deklaroi Krasniqi.

Ai thotë se Kurti i ka shpërfillur ndërkombëtarët, ka qenë arrogant dhe ka menduar se tërë botën mund ta bindë me idetë e tij.

“Prandaj e kanë humbur ambicien, të gjithë kanë hequr dorë nga qëllimi i marrëveshjes finale.”