Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: Studentët iu kujtuan 3 ditë para zgjedhjeve, ata do t`i kthejnë përgjigje meritore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas mesazhit që ZKM në emër të Albin Kurtit ua dërgoi studentëve rreth ndarjes së 100 eurove për ta.
Krasniqi e ka quajtur këtë një përpjekje për “mashtrim elektoral” vetëm tri ditë para zgjedhjeve.
Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti “i ka harruar studentët për pesë vite”, ndërsa tani – sipas tij – po tenton t’i bindë me “një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari”.
Sipas kreut të PDK-së, studentët “nuk mashtrohen kaq lehtë”, pasi e kuptojnë se kjo pagesë “nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale”.
Krasniqi theksoi se më 9 nëntor, studentët dhe familjet e tyre do t’i japin – siç u shpreh ai – “përgjigjen meritore me dinjitet, me votë dhe me vetëdije”.

