75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / FR

Krasniqi e Xhaferi ndjekin nga afër punimet në dy projekte në Obiliq

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, së bashku me kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër punimet e projekteve në Mazgit dhe Hamidi, ku po bëhet asfaltimin dhe rikontruktimin e rrugëve.

Krasniqi, po ashtu ka njoftuar se në lagjet “Daut Hashani” dhe “Vëllezërit Gërvalla”, është ndërtuar trotuarin e ri dhe infrastrukturën përcjellëse.

Gjatë vizitës, Krasniqi ka dëgjuar edhe kërkesat e banorëve në Plemetin dhe në lagjen “Daut Hashani”.

“Gjatë kësaj vizite kam dëgjuar me vëmendje kërkesat e banorëve në Plemetin dhe në lagjen ‘Daut Hashani’, mbështetja për këta banorët dhe investimi në këtë zonë nuk do të ndalet”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/