15:36 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Emri dhe kontributi im është në themelet e LDK-së

Profesori universitar dhe shkrimtari i njohur, Milazim Krasniqi ka thënë se ndonëse sot nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, emri dhe kontributi i  tij është në themelet e saj dhe se edhe po të dojë nuk nuk mund ta heq as ai e as dikush tjetër.

“Në një vend të lirë. Unë nuk kam sot asnjë lidhje me LDK-në. Por emri dhe kontributi im është në vetë themelet e saj. Edhe po të dua ta heq, nuk mundem. Edhe po të duan ta heqin, nuk munden. Aty është e aty mbetet. Jo në mitingjet e tashme, por në themelet e themelimit”, tha shkrimtari Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera ai e ka komentuar edhe tubimin e mbrëmshëm të LDK-së në sheshin “Skënderbeu”, pasi që i kishte parë simpatizantët e kësaj partie duke festuar lirshëm. Krasniqi ka thënë se është i lumtur që sot mund të festojnë dhe t’i përkrahin partitë politike lirshëm, pasi që në kohën e tij kjo nuk ka qenë e mundur.

Ndër të tjera Krasniqi i ka kujtuar edhe edhe kohërat kur ishte Sekretar i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës, ai thotë se ka kaluar shumë sheshit të Prishtinës me presidentin e ndjerë ku e ndjenin edhe erën e pemëve të ,e që sipas tij presidentit Rugova i pëlqente shumë.

“Pasi librin nuk e gjeta as te “Dukagjini” u nisa tatëpjetë sheshit. Dikur në të dyja anët e rrugës ishin blirët. Me Ibrahimin shëtisnim shumë kësaj rruge, vecmas kur celnin blirët. Ai e kishte shumë qejf erën e tyre, thoshte se ia kujtonin vendlindjen. E pra, kjo jetë në këtë botë kështu është, e shkurtër dhe kalimtare. Lumë kush arrinë të lërë një shenjë me punë të mira në këtë botë! Ndërsa, shpërblimi final nuk është këtu, për askend. Është vetëm në gjykimin e Zotit të Botëve. Paqe për të gjithë! 25 shtator 2019)”, shtoi Profesori Krasniqi. /Indeksonline/