Krasniqi: Frontit global kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova

Kryetari i Paritsë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001, me rastin e 21 vjetorit të tij.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se ky sulm, që mendohej të ishte goditje ndaj ShBA-së “vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!”.
I pari i PDK-së shtoi se luftës globale kundër terrorizmit, luftë kjo që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, i është bashkangjitur edhe Kosova.
“Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta” shtoi Krasniqi.