Krasniqi fton diasporën të regjistrohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në një postim të publikuar në Facebook, Krasniqi shkroi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.
Postimi i plotë:
Bashkatdhetarë të dashur,
Roli juaj për Kosovën ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.
Ju ftoj të regjistroheni për votim deri më 6 dhjetor në diaspora.kqz-ks.org.
E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot.
Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë. 🙏/Indeksonline/

