22:23 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Krasniqi: Fundi i VV-së po i vjen më shpejtë se ngritja e saj

Videoja e fundit e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka ngjallur reagime të shumta. Në mesin e tyre është edhe drejtori i Kadastrës dhe Pronës në Komunën e Suharekës, Armend Krasniqi.

Përmes një shkrimi në Facebook ai thotë se “fundi i VV-së po i vjen më shpejtë se ngritja e saj”.

“Tash, të dëshpëruar me këtë qeverisje janë edhe trushpërlarët më të mëdhenjë të Kosovës.

Kauza për të bërë luftë të brendshme midis shqiptarëve, duke krijuar video të orkestruar nga VV, Rusia dhe Serbia janë tentativa që nuk kalojnë në Kosovë apo Shqipëri.

S’ka emër tjetër të lirisë. Liria ka emër: U Ç K”, ka shkruar Krasniqi.