75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Krasniqi-Goodman: Kosova, vendi i vetëm në rajon që s’ka pranuar vaksinat kineze apo ruse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Vasfije Krasniqi-Goodman ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar të furnizohet me vaksinat kineze apo ruse.

Përmes një postimi ajo ka apelur te të gjithë qytetarët që të vaksinohen, pasi vaksinat e ardhura në vend janë të aprovuara nga EMA dhe FDA, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar,

1. Kosova është i vetmi vend në rajon që NUK ka pranuar të furnizohet me vaksinat kineze apo ruse.

  2. Vaksinat e ardhura në Kosovë janë të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane).

3. Vaksina dhe procesi i vaksinimit janë të vetmit parandalues të përhapjes së virusit dhe mbrojtësit e vetëm të organizmit të njeriut dhe garantuesit e vetëm të kthimit në normalitet.

#VaccinesBringUsCloser