10:32 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Krasniqi-Halilaj, top kandidatja për deputete nga NISMA

Arbenita Krasniqi-Halilaj pritet të jetë njëra prej kandidatëve më të fuqishme të femrave në Nisma Social Demokrate.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo i është drejtuar qytetarëve me një shkrim për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Miq të respektuar,

Me një falënderim të veçantë për besimin dhe hapësirën e barabartë të ofruar nga kryetari i NISMA-së z.Fatmir Limaj, ju njoftoj se do të jem kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Jam e nderuar që kontributi i deritashëm më është vlerësuar, gjë që më motivon të jem pjesë e kësaj gare zgjedhore dhe të përfaqësoj politikat e NISMA Socialdemokrate të dëshmuara si zgjidhja e vetme për një shtet të së drejtës.

Për fund të nderuar miq, kërkoj besimin tuaj për një përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme me subjektin politik që ka guximin për të marrë përgjegjësi për ndryshim.

#NISMASocialdemokrate

#ArbenitaKrasniqi-Halilaj #21

#bashkëpërshtetin!

#bashkëpërFatmirLimajKryeministër!