75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Krasniqi, Hotit: Duhet që ta dinë, se shumë qytetarë të këtij vendi nuk janë duke ngrenë bari

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka reaguar pas shpërbërjes së Taskës Forcës kundër korrupsionit, duke thënë se nuk kishte asnjë raport që arsyeton shpërbërjen e saj.

Sipas tij puna e kryeministrit nuk është në luftimin e korrupsionit, por për të qeverisur vendin.

Sipas tij organet e drejtësisë, janë ato që duhet të merren me këtë cështje, e të cilën sic ka thënë ai nuk po e bëjnë.

“Një gjë dihet as Kryeministri i tashëm e as ish- Kryeministrat deri me tani nuk kanë treguar vullnet për ta luftuar korrupsionin. Ndërsa, ata të shkuarit nuk duhej të ishin në krye të korrupsionit me Taks Forca?! Madje ata duhet që ta dinë, se shumë qytetarë të këtij vendi nuk janë duke ngrenë bari. E dimë sesa ishin të angazhuar që ta zhvillojnë vendin, ashtu si e zhvilluan vetveten?! Sytë janë për të parë! Natyrisht, kush dëshiron të sheh pa size”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë: