Krasniqi i bën thirrje Qeverisë të mos e mbyllë Klan Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MINT për mbylljen e Klan Kosova.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë thirrje që mediumi të mos mbyllet, duke thënë se “diktatura nuk kalon”.
“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë” ka thënë mes të tjerash Krasniqi.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë çertifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë.
Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.
Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!