11:01 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi i kundërpërgjigjet LDK-së për deklaratën se po dëmtohet marrëdhënia Kosovë-PE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lidhjes Demokratike të Kosovës se Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e konkluzave me Parlamentin Evropian.

Përmes një deklarate për media, pas përfundimit të kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se Kosova në të katër takimet për MSA-në ka pasur takime shumë të mira me Parlamentin Evropian dhe se ka pasur konkluza të përbashkëta.

Sipas tij, Kosova është i vetmi shtet i cili është dakorduar kaq shumë me këtë parlament, pasi siç thotë ai, asnjë shtet tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë deri më tani.

Sipas tij ishte vetëm një amendament i propozuar nga një euro-deputet për ligjin e dhomave speciale, për të cilën pala kosovare nuk është dakorduar.

Megjithatë ai thotë se nuk ishin të gjithë anëtarët përfaqësues të Kosovës që kanë qenë kundër kësaj, pasi ishte ai i LDK-së dhe i Listës Serbe që e kishin votuar atë amendament të propozuar nga eurodeputeti.

Ndërsa përfaqësuesit e tjerë të Kosovës sipas tij, kanë abstenuar./Indekonline/