75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Krasniqi iu vihet në ndihmë komunave për qeverisje demokratike

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në organizimin e programit “12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike, Çmimi Evropian i Qeverisjes së Ekselencës”.

Ai ka theksuar rëndësinë e parimeve demokratike në zhvillimin e nivelit lokal.

“12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike, Çmimi Evropian i Qeverisjes së Ekselencës – EloGE është një mundësi tjetër që MAPL ju ofron Komunave të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe ALDA.

Në fjalën time kam theksuar rëndësinë e parimeve demokratike në zhvillimin e nivelit lokal duke theksuar se ”Të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë tri shtylla themelore përmes së cilave synojmë që ti ndihmojmë komunat në qeverisje demokratik. Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale”, ka shkruar ai./Indeksonline/