Krasniqi: Kosova të kërkojë nga Serbia ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin në veri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga Serbia ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin në veri.
Ai tha se sulmi terrorist adresën kryesore e ka në Beograd.
“Kosova është përballur me një sulm terrorist të orkestruar nga Serbia ku u vra Afrim Bunjaku. Sot kjo nuk mund të jetë seancë e zakonshme. Andaj në emër të PDK ne mbështesim propozimin për rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin në vendin tonë. Kosova sot është nën sulm, të gjithë duhet të jemi në krye të detyrave e përgjegjësive tona. Sulmi terrorist adresën kryesore e ka në Beograd. Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin në shtetin tonë. Aleatët të rrisin presioin mbi Serbinë për ti dorëzuar ata. Ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që organizuan në Kosovë. Afrimi heroi ynë kërkon drejtësi. Si PDK i kemi ofruar mbështetjen të gjithë institucioneve të sigurisë”, tha ai./Indeksonline/