Krasniqi- Kurtit: Hajde shkojmë në veri, “çlirimtar i serbëve” (Video)

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur gazetar mediokër të një televizioni shtetëror, kryeministrin Albin Kurti.
Tutje Kransiqi e ka kritikuar Kurtin edhe që iu ka bërë presion kryetarëve të rinj për të shkuar në objektet e komunave në veri.
Kransiqi i ka thënë Kurtit se je duke luajtur me zjarr. Kransiqi e ka quajtur Kurtin madje “çlirimtar i serbëve”.
“Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”.
“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përveç që ke synime të tjera”.