75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / S Z

Krasniqi-Kurtit: Ke qejf me qenë të lozha e parë me Thaçin e Rugovën, kompleksin e madhështisë s’mund ta heqim ne

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit, në të cilën kryeministri  Albin Kurti po raporton për  takimin e fundit në Bruksel, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar nga Kurti që të tregoj se pse e ka pranuar Asociacionin. Ai madje ia kujtuar Kurtit të gjitha ato që i ka bërë sa ishte në opozitë,  në kundërshtim të Zajednicës.   

“Keni gjuajt gaz lotësjellës dhe molotovë. Zollat kanë kërsit në këtë ndërtesë , janë sulmuar policët. Njerëz kanë humbur jetë, duke të ndjekur ty kundër Zajednicës.  Zotni dil kallxona pse e pranove, a e ke naj zor a ke ndonjë problem, apo e kuptu që ke qenë gabim. Dil pranoje, nuk është marre. Krejt bëjnë gabime personale, e në karrierë. Nëse ka qenë gabimi yt kryesor , dil pranoje, ama mos u mundu me na shit sapun për bukë, me kallxu qysh e ke arrit një asociacion më të mirë“, tha ai.

Krasniqi madje i tha Kurtit, se nuk mund të ia heqin atij kompleksin e madhështisë, prej të cilit vuan që një kohë të gjatë. 

“Kompleksin e madhështisë,  prej të cilit ke vuajtur prej se të njoh moti,  atë smund ta hek askush e aq më pak na.  Pikërisht pse e ke këtë  kompleks,  mendoje si ka me të vlerësuar historia e popullit tënd. E di që e mendon,  e di që ke qejf me qenë një prej lidereve me të rëndësishëm të këtij populli. Kryeministra ka pas e ka me pas, lider ka me pas, e ka pasur, të cilët do mbahen mend për dicka, e  do nuk mbahen. Por ti ke qejf me qenë te  lozha e parë me Hashim Thaçin e Ibrahim Rugovën. Por derisa Ibrahim Rugovën e mbaj mend në histoi si njeri që i ka dhënë drejtimin europerendimor shqiptarëve e Kosovës, e Hashim Thaçin e mbaj mend si njerin që e ka shpall këtë vend shtet,  përveç  që e ka udhëhequr luftën çlirimtare. Ty ka me të mbajt mend ky popull si njeri që i ka dhënë një komuniteti etnik autonomi, që neser mund të bëhet ndarje”, tha ai.