75 Mall Live Search
13:05 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Krasniqi-Kusari Lilës: Të propozoj ty për presidente si përfaqësuese uniteti, s’ka parti që s’ke qenë

Deputetja e  Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila mori fjalën gjatë seancës parlamentare ku edhe deklaroi se janë për të ngritur mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Madje ajo deklaroi se mocioni mund të jetë gati shumë shpejt, në mënyrë që më pas vendi të shkojë në zgjedhje e të zgjidhet sipas saj çdo problematikë.

E pas kësaj, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, i cili tha se në momentin kur bëhet puna për mocion, PDK-ja do të tregojë pro apo kundër këtij mocioni.

Kusari-Lila më pas deklaroi se PDK-ha kësisoj mbështet 100% mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Hotit. Por është vetë Krasniqi i cili kërkoi replikë duke thënë se Mimoza-Kusari Lila tentoi të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me këtë mocion.

“Thashë se do të merrni përgjigje, por cila do të jetë përgjigjja do ta kuptoni më vonë”, deklaroi Memli Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Madje ai tha se do të propozonte që deputetja Mimoza-Kusari Lila të bëhet presidente, pasi që sipas tij ajo s’ka lënë parti pa kaluar në të.

“Unë propozoj që të bëjmë ty presidente, pasi ti ke qenë me LDK-në, AAK-në, PDK-në e Vetëvendosjen e të gjithë. Si përfaqësuese e unitetit”, tha Krasniqi.

Më pas deputetja Mimoza Kusari-Lila iu kundërpërgjigj deputetit të PDK-së, duke thënë se s’ka qenë kurrë në PDK, madje as në zyrat e kësaj partie.

“Unë në PDK s’kam qenë kurrë, kemi bashkëqeverisë as në zyre të PDK-së s’kam qenë kurrë. Faleminderit që e të gjithë e panë në seancë që ndryshove qëndrimin nga 100% e përkrahim në nënshkruajeni mocionin e më pas ju përgjigjemi. Bashkëpunimet politike janë në funksion të asaj që duhet me nxjerrë diçka ma pozitive, gjithmonë kur kam ndryshuar partitë kamë kërkuar votën e sovranit dhe s’kam bërë kalkulime, ata që më kanë përkrahur dhe vazhdon të më mbështesin jam e lumtur që s’e kemi elektoratin e njëjtë. Më vjen mirë që kam lëviz”, deklaroi ajo./Indeksonline/