Krasniqi: Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Pacolli e Visoka si dhe ka shprehur mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pa ndalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc.
Postimi i plotë:
Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc.