75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Krasniqi largohet nga Besa, pranë kalimit te rivali i pejanëve

Festim Krasniqi, padyshim, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë te Besa kohëve të fundit.

Megjithatë, aventura e tij te klubi pejan tashmë ka marrë fund.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori ofanziv për ”Epoka e Re”, transmeton IndeksOnline.

Arsyeja e largimit të Krasniqit nga Besa janë problemet financiare të klubit, i cili ende ka detyrime ndaj lojtarit.

Tashmë, Krasniqi ka filluar bisedimet me Vëllaznimin e Ismet Munishit, teksa ende s’është arritur ndonjë marrëveshje.

Përndryshe, Krasniqi ka shënuar tetë gola te Besa./IndeksOnline/