Krasniqi: LDK po vajton, VV po qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet
Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave nga Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës rreth zhvillimeve të fundit politike, ku edhe PSD ishte vendimarrëse.
Krasniqi thotë se LDK po vajton, VV po qet fall kurse PSD po forcohet.
Ja postimi i plotë:
ATA PO VAJTOJNË E PO QESIN FALL, NE PO ECIM PËRPARA E PO FORCOHEMI
Isa Mustafa paska deklaru që ne si parti i kemi 3%, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog.
Aq shumë iu ka fiksu kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes ?
Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjeter qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet.
Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu.