75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Krasniqi: LDK-ja vetëm kur t’ka presione nga ndërkombëtarët voton marrëveshje…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar LDK-në dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, tha se ata nuk kishin votuar marrëveshje ndërkombëtare sa ishin në opozitë.

Sipas tij, partia e Mustafës kishte votuar marrëveshje milionëshe vetëm pas presionit të Zyrës së BE-së dhe euro-deputetëve.

“Unë edhe ti s’harrojmë. Është e vërtetë që njëherë keni thirr seancë, a e dini pse, pasi 5-6 seanca s’keni votuar seanca ndërkombëtare. Po kanë ardhur disa deputetë të Parlamentit Evropian , e jo për hatër të qytetarëve. Por presionit që keni marrë nga zyra e BE-së.

Herën e parë kur keni votuar keni thënë se “Nuk po sillet mirë kryetari i Kuvendit, s’votojmë marrëveshje ndërkombëtare”. Ditën kur është shpërbë kuvendi, i kemi votuar dy marrëveshje të IPA-së”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/