Krasniqi-Liburn Aliut: Nëse doni i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “ndaluni”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka vazhduar me shkrimin e statuseve në Facebook.
Krasniqi së fundi i reagoi ish-bashkepartiakut të tij nga Vetëvendosje, Lirburn Aliut, i cili e portretizoi atë me një fotografi të Edward Scissorhands.

Reagimi i Aliut erdhi menjëherë pas publikimit të një video nga Albin Kurti dëgjohet teksa thotë se nuk ka vija të kuqe drejt PDK-së.
Tutje Krasniqi në drejtim të Aliut tha se mund të publikojë edhe video të tjera, pro që të mos kërkojnë më pas që të ndalet, transmeton Indeksonline.
Duhet shtuar se reagimet e fundit nga të dy anët e partive ishin mjaft të ashpra dhe të njëpasnjëshme.

Postimi i plotë:
Liburn Aliu mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura :). Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara. P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni”