Krasniqi: LVV-ja të ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar LVV-në të reflektojë dhe të ndërrojë kandidaten e propozuar për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun.
Pasi dështoi për të 12-n herë konstituimi i kuvendit, Krasniqi u shpreh se këtë proces “po e mban peng mospajtimi i LVV-së me faktin se nuk e kanë dhe nuk do ta kenë shumicën parlamentare”.
“Mospajtimi i tyre me faktin se s’kanë dhe s’do të kenë shumicë parlamentare po e mban peng këtë proces. Ne vazhojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë… Duhet me u ndërru kandidatja, e cila ka dështu dhe do të dështojë secilën herë që vjen në kuvend, prandaj e ftoj Albin Kurtin të reflektojë…”, u shpreh Krasniqi.
Ai tha se nuk mund ta bëjë kryetar të kuvendit dikë që e ka polarizuar këtë institucion.