17:24 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / k.v

Krasniqi: Marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, me rëndësi të madhe

Zv.Ministri i parë i Bujqësisë, Vesel Krasniqi gjatë emisionit “Fakt Plus” tha se takimi i dy qeverive me 27 nëntor në Korçë dhe 12 marrëveshjet e nënshkruara janë me një rol dhe rëndësi të madhe për dy shtetet.

Sipas tij gradualisht këto dy vende po afrohen mes veti.

Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar me ministrin e Zhvillimit Rural në Shqipëri, tha se për të është hera e dytë që po takohet me të dhe se kanë marrur vendim të formojnë grupet punuese.

Kjo marrëveshja Krasniqi tha se ka për qëllim njohjen biletarale të produkteve shtazore, të rezultateve dhe të mbetjeve të pesticideve, të analizave nga laboratorët.

Ai tha se së shpejti do fillojnë implementimet e kësaj marrëveshje.