Krasniqi: Mashtruesve e demagogëve duhet të ua mshelim derën njëherë e përgjithmonë!

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore u shprehë se me Rimëkëmbje nuk fiton vetëm PDK por edhe qytetarët e Kosovës.
“Republika jonë ka lindur njëherë në vitin 2008. Republika jonë nuk mund të zhbëhet për teket e dikujt.”
“Me Rimëkëmbje nuk fitojmë vetëm ne, por edhe qytetarët e Kosovës. Mashtruesve dhe demagogëve duhet të ua mshelim derën njëherë e përgjithmonë.”
“Sot është koha për PDK-në, tash është koha për Rimëkëmbje. Tash është koha e shpresë. Që nga e diele, atdheun tonë do të rimëkëmbim.”
“Ndjehuni krenar dhe votojeni krenar, ne jemi në anën e duhur dhe të drejtë të historisë”, tha Krasniqi./Indeksonline/