Krasniqi mbetet pa medalje në Botërorin e xhudos në Budapest

Distria Krasniqi, këtë herë e mbylli kampionatin botëror të xhudos pa medalje.
25 vjeçarja luftoi për medaljen e bronztë por u mposht nga mongolezja Urantsetseg Munkhbat.
Ndërsa paraprakisht në gjysmëfinale kishte humbur nga japonezja Natsumi Tsunoda.
Megjithatë, Krasniqi mbetet kampione e Evropës në kategorinë -48kg.
/Indeksonline/