Krasniqi mbyll fushatën aty ku e nisi: Më 9 shkurt vulosim fitoren historike

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, përmbylli fushatën zgjedhore në Pejë, aty ku edhe e nisi.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se janë 6 mijë zemra të cilat do të vulosin fitoren historike më 9 shkurt.
“Këtë maratonë me tubime dhe takime të shumta me qytetarë e përmbyllëm aty ku e nisëm, në Pejën tonë, në Pejën e IRDK-së!
Janë plot 6000 mijë zemra të cilat me 09 shkurt do të vulosin fitoren tonë historike!”, u shpreh Krasniqi.