21:33 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Krasniqi me Hamzën embëlsohen në Mitrovicë, pas fitores së madhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas fitores së Bedri Hamzës në Mitrovicë. Ai u shpreh se fitorja e tij është e të gjithë mitrovicasve, pa dallim.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bëri me dije se më 31 korrik bashkë me Hamzën ishin në Ëmbëltoren “Ballkan”, atëherë kur ai vendosi të kandidojë për të parin e kësaj komune, raporton Indeksonline.

Të dy bashkë u rikthyen sonte në vendin e njëjtë, për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut.

Postimi i plotë:

Me 31 korrik, bashkë me Bedri Hamzën ishim në Ëmbëltoren “Ballkan”, në Mitrovicë, atë ditë kur Bedriu iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të hapur një epokë të re për këtë qytet të dashur për ne.

U rikthyem sonte në “Ballkan” për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut.

Fitorja e Bedriut është fitore e të gjithë Mitrovicasve, pa dallim. Është fitore e zhvillimit kundër degradimit, e kompetencës kundër paaftësisë, e perspektivës kundër stagnimit, si dhe një nder i madh e përgjegjësi edhe më e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Urime të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Jemi krenar me shembullin e përgjegjësisë qytetare që keni treguar në këto zgjedhje. Ju priftë e mbara në epokën e zhvillimit e dinjitetit, me Bedri Hamzën kryetar.