17:01 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / A. M.

Krasniqi: Me plotësimin e Ligjit për Investime Strategjike, investitorët potencial do të kenë shumë favore dhe përparësi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka paralajmëruar plotësim ndryshim të Ligjit për Investime Strategjike.

Ai ka thënë se me ndryshimet e parapara investitorët e mundshëm do të kenë shume favore dhe përparësi, duke u eliminuar shumë procedura burokratike që kanë qenë deri tash.

Për këtë temë e ka njoftuar zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jacob Webber me të cilin ka diskutuar për raportet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Postimi i plotë i ministrit Krasniqi:

Zhvillova sot një takim virtual me zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jacob Webber me të cilin diskutuam për raportet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Falënderova zv/ambasadorin për ndihmën dhe mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

Diskutuam edhe për situatën me pandeminë ku e njoftova për angazhimin institucional të Qeverisë së Kosovës për tu dalë në ndihmë bizneseve.

Një çështje tjetër për të cilën biseduam ishte edhe ligji për investime strategjike, konkretisht plotësim-ndryshimi i këtij ligji.

E informova që me ndryshimet e parapara investitorët e mundshëm do të kenë shume favore dhe përparësi, duke u eliminuar shumë procedura burokratike që kanë qenë deri tash.

V.K