75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / b l

Krasniqi: Me projekte konkrete për rrugë të reja, nënkalime funksionale dhe transport publik efikas- Prizreni ecën përpara!

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi po vazhdon fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Krasniqi që është kandidat i AAK-së po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd Prizrenit.

Krahas takimeve, ai po vazhdon edhe me prezantimin e programit zgjedhor.

Së fundi, ai ka postuar një video në Facebook ku thotë se Mobiliteti dhe lidhjet infrastrukturore janë oksigjeni i qytetit modern.

“Pa to, humbim kohë, ngec biznesi dhe qyteti mbetet peng. Me projekte konkrete për rrugë të reja, nënkalime funksionale, transport publik efikas dhe lidhje të shpejta – Prizreni ecën përpara”, ka shkruar ndër të tjera ai.