75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 15 Gusht 2023 / AR

Krasniqi, Mjeku e Prebreza vizitojnë KRU ‘Hidrodrini’-n, priten nga Kryeshefi Cena

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtori i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike Valon Prebreza sot kanë qëndruar për vizitë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.

Krerët qeveritarë janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë Dri Cena, me çrast është diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e projekteve investive dhe zbatimin e planit të përgjithshëm të paraparë për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

‘Palët janë dakorduar për dinamika të përbashkëta koordinuese në interes të shërbimeve sa më profesionale ndaj konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet mes tjerash në komunikatën për Media.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë Ministri Krasniqi, zv/Ministri Mjeku dhe Drejtori Monitorues i NP-ve Prebreza vizituan KRU ‘Hidrodrini’ / u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv Cena

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtori i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike Valon Prebreza sot kanë qëndruar për vizitë në KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Në takim me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë ing. Dri Cena, është diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e projekteve investive dhe zbatimin e planit të përgjithshëm të paraparë për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

Poashtu, palët janë dakorduar për dinamika të përbashkëta koordinuese në interes të shërbimeve sa më profesionale ndaj konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet në komunikatën për shtyp nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.