Krasniqi në emër të mjekëve: Kërkuam përkrahje buxhetore e vazhdim të shtesave

Valbon Krasniqi drejtor i SHSKUK-së pas takimit me komisionin për Shëndetësi, i shoqëruar nga kryetarja e këtij komisioni deputetja Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka deklaruar se në këtë takim u dhanë e u morën informata, raporton IndeksOnline.
“Ne shprehëm kërkesat tona në lidhje me mbarëvajtjen e punës, përfshirë përkrahje më të madhe buxhetore, një reformim të legjislacionit shëndetësor. Komisioni njëzëri e vlerësuan lartë menaxhimin pandemisë. Ne diskutuam edhe për mbarvajtjen e përgjithshëm në nivel të spitale të përgjithshme, për listat e pritjes dhe në përgjithësi diskutuam që bashkërisht të avancojmë edhe më tutje shërbimet për pacientët tanë”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka treguar se sa gjendja me Covid-19 po shkon drejtë normalizimit dhe qetësimit.
“Numri i rasteve të hospitalizuara, 426 pacientë të hospitalizuar, 129 janë në QKUK, 320 janë me oskigjeno terapi të vazhdueshme, ndërkohë 36 pacientë janë në gjendje të rëndë. Pra kemi një situatë më të qetë, më të relaksuar”, nënvizoj ai.
Në anën tjetër Kollçaku-Mulhaxha, ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin stafin shëndetësor me paga shtesë derisa të bëhen ndryshime në ligjin për paga. Ajo ka treguar se gjendja me pandeminë është e qetë për momentin.
“Ky ishte takimi i parë që patëm. Interesimi ishte fillimisht, gjendja me epideminë COvidf-19 në fokus me pacienti, morëm informata shumë të vlefshme dhe ofruam mbështetjen e komisionit dhe ne do të japim kontribut. Por do të kujdesemi që shtesat për mjekë të ketë mbështetje për stafin shëndetësor. Në fokus tonin është interesi i pacientit dhe kemi kërkuar nivelin më të lart etik. Nuk do të mungojnë mbështetja”, tha ajo.
Kollçaku- Mulhaxha, ka thënë se ka përgjysmë më pak të prekur me Covid në këto ditët e fundit, ndërsa ka premtuar se mbështetja për stafin mjekësor nuk do të mungojnë asnjë.
Ajo nënvizoj se kuptuan se sa i përket barnave kanë kuptuar se kanë mbulueshmëri prej 84 për qind.