75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Krasniqi në formë para meçit kundër Nikarkhoev

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, do të përballet nesër me boksierin belg, Timour Nikarkhoev.

Meçi do të zhvillohet në Audi Dome në Mynih të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Sot janë kryer edhe matjet zyrtare të peshimeve, ku Krasniqi doli me peshë 79.3 kg ndërsa Nikarkhoev peshonte 80.5 kilogramë.

Para duelit kryesor, do të boksojnë edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Kjo mbrëmje do të filloj nga ora 20:30./IndeksOnline/