Krasniqi në Gjermani, thotë se zhvilluan takime produktive për zhvillimin ekonomik lokal dhe promovim të qeverisjes së hapur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë një vizite në Gjermani është takuar me sekretaren Shtetërore të Autoritetit për Punën, Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Familjen dhe Integrimin, Petra Lotzkat, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm midis dy shteteve tona, duke u fokusuar te projektet komunale, shkëmbimin e studentëve dhe qeverisjen e hapur.
“Në Gjermani zhvilluam takime produktive në kuadër të fuqizimit të zhvillimit ekonomik lokal dhe promovimit të qeverisjes së hapur. Me sekretaren shtetërore të Autoritetit për Punën, Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Familjen dhe Integrimin, Petra Lotzkat, diskutuam për bashkëpunimin e mundshëm midis dy shteteve tona, duke u fokusuar te projektet komunale, shkëmbimin e studentëve, dhe qeverisjen e hapur. Përderisa delegacioni ynë takoj edhe përfaqësues e OGP-së ne Hamburg, ku janë diskutuar përvojat e shteteve tona gjatë procesit në antarësim në OGP dhe OGP lokal. Në kuadër të këtyre takimeve kemi shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me qytetin/shtetin e Hamburgut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
.