75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Në një vend ku dikush guxon të kërcënojë një familje kryeministrore, ai vend nuk është as normal, as i lirë!

Një kërcënim të hapur përmes një mesazh të dërguar në profilin e tij në Facebook mori sot djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.

Besniku publikoi mesazhin kërcënues që mori, ku i thuhej se do të kallet për së gjalli.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti si dhe njëri nga themeluesit e parë të LDK-së, Milazim Krasniqi.

Krasniqi tha se në një vend ku dikush ka guxim me e kërcënu një familje kryeministrore, në këtë rast familjen e ish-kryeministrit Isa Mustafa, pa e fshehur identitetin në atë vend ka triumfuar anarkia dhe barbaria, transmeton Indeksonline.

“Ai vend nuk është as normal, as i lirë. Ai vend më shumë ngjet si spital psikiatrik i tipit të hapur, por jo si vend normal”, shtoi Krasniqi./Indeksonline/