75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Z S

Krasniqi në Vushtrri për Idrizin: Modeli i tij i punës do të vazhdojë edhe 4 vitet e ardhshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në qytetin e Vushtrisë.

Krasnqi tha se katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete dhe shtoi se modeli i tij i punës do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme.

Më tutje Krasniqi tha se se çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim.

Postimi i plotë:

Në Vushtrri, me Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim.

Katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim.

Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa ma e mirë përpara.