75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Z S

Krasniqi nënshkroi librin e zisë në shenjë ngushëllimi për jetët e humbura në Koçan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka vizituar ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.

Aty Krasniqi nënshkroi Librin e Zisë në shenjë ngushëllimi për jetët e humbura në tragjedinë e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e tij, Krasniqi shprehu dhembjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut në këto momente të rënda zie.

Partia Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe qëndron në solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/