75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 03 Mars 2026 / OSH

Krasniqi nënshkruan rregulloren e re, ja çfarë roli ka

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar sot rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave.

Kjo rregullore përcakton qartë procedurat dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale.

“Sot kam nënshkruajtur rregullorën për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave, si hap të rëndësishëm drejt forcimit të ligjshmërisë, transparencës dhe funksionimit të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
Kjo rregullore e sapo miratuar përcakton qartë procedurat dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale, duke garantuar standarde të unifikuara dhe respektim të plotë të kornizës ligjore në fuqi.
MAPL do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin efektiv të kësaj rregulloreje, në funksion të një qeverisjeje lokale më efikase dhe më të përgjegjshme” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/