23:46 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Krasniqi: Nëse e kontestojmë vendimin, ne e cënojmë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet repsketuar vendimi që u dha nga ky institucion i pavarur.  

“Duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Çdo sjellje tjeter e dëmton frymën kushtetuese dhe demokracinë e vendit” tha ai në lidhje të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini, përcjellë Indeksonline.

Ani pse PDK-ja vazhdimisht kanë thënë dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, Krasniqi ka thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës.

“Vendimi i sotëm i hap rrugë krijimit të institucioneve në vend dhe të kalojmë vakumin institucional që ishte krijuar”, tha ndër të tjera Krasniqi. /IndeksOnline/