Krasniqi: Nëse PDK fiton në Prishtinë, ndryshon ADN e kësaj partie, del nga rajoni i Drenicës

Analisti Albert Krasniqi jka deklaruar se “Prishtina është interesi më i madh i partive politike”, derisa komentoi fushatën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Ai tha se “kandidatët që iu ikin debateve televizive është mirë të ndëshkohen nga qytetarët për shkak se është papërgjegjësi (mosdalja në debate)…”.
Sipas tij, “kush e fiton Prishtinën mundet me ndryshu edhe karakterin e partive politike jashtë, p.sh., nëse PDK e fiton Prishtinën kjo mundet me ndryshu ADN-në e PDK-së dhe me rritë në një parti që del prej rajonit të Drenicës dhe mundet me pas shtrirje në komunat e tjera”, tha Krasniqi në Pressing.