Krasniqi ngushëllon familjen Sadriu, pas vdekjes së djalit të tyre – Besnikut
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Sadriu, pasi djali i tyre, Besniku, u nda nga jeta.
Besniku, i biri i ish-profesorit të njohur Mahmut Sadriu, ka qenë një fgiurë e respektuar në qytetin e Shtimës.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Besnik Mahmut Sadriut.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sadriu, të afërmit dhe miqtë.
Kujtimi dhe vepra e tij do të kujtohen gjithmonë tek ata që e njohën. U prehtë në paqe!” deklaroi Krasniqi.
Besniku ndërroi jetë sot, në moshën 54-vjeçare.

