Krasniqi: Nisma është e orientuar për bashkëpunim me opozitën për krijimin e qeverisë së re

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik sa i përket përfshirjes në formimin e qeverinë e re.
Në një intervistë për RTV21, Krasniqi ka thënë si parti janë të orientuar për një bashkëpunim opozitar për krijimin e qeverisë së re.
‘’Ju sigurisht i keni dëgjuar edhe prononcimet e kryetarit Limaj që nga dikush qëllimshëm sigurisht është keq interpretuar. Mirëpo kryetari Limaj historikisht e ka dëshmuar që kur është në pyetje vendi sigurisht e dëmton vetëm personalisht siç ishte lufta dhe pas lufta, në politik dhe në zhvillim të vendit edhe tash e ka deklaruar se për nivel nacional nëse vendi ka nevojë për neve ne do të ulemi me gjithsecilin. Mirëpo, nuk ka thënë se ne do të bëjmë koalicion me këtë subjekt politike apo me atë subjekt. Por, në këtë rast ne jemi të vendosur dhe dëshira jonë është që ne të shkojmë në një qeveri të re si opozitë e bashkuar. Mirëpo, përderisa ne nuk kemi asnjë kontakt përveç atij me PDK-në me asnjë subjekt tjetër ne nuk mund të themi asgjë. Vijat e kuqe ka thënë kryetari Limaj e them edhe unë se ne nuk kemi pasur vija të kuqe. Unë u qëndroj parapa deklarimeve të kryetarit Limaj. Ne si subjekt politik jemi të orientuar nga opozita e bashkuar”, u shpreh ai.
Por, sipas Krasniqit për një bashkëpunim të partive opozitare problem po del të jetë LDK-ja e cila, sic tha, duke kërkuar postin e kryeministrit po dëmton çdo lloj iniciative për bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re.
‘’Deklarimet e liderit të LDK-së se ata do të jenë në qeveri si një opozitë e bashkuar vetëm nëse u takon posti i kryeministrit, ne mendojmë se kjo është diçka që i prish hapat që ne të marrin iniciativë që të kemi një opozitë të bashkuar për faktin se LDK-ja është partia e tretë. Realisht nëse subjekti i parë fitues nuk arrin ta formojë qeverinë e re automatikisht do të I jepet mundësia subjektit të dytë e që në këtë rastë është PDK-ja. Mirëpo deklarimet e LDK-së janë shqetësuese për ne për një pamundësi që si opozitë të krijohet Qeveria e re. Mirëpo kjo mbetet në domenin e PDK-së se a do të ja jep pozitën e kryeministrit. Mirëpo deri tani nuk ka iniciativa përveç disa takimeve siç ishte ai i kryetarit Limaj me kryetarin e PDK-së”, tha ai.
Ndërsa, kritikon LVV-në se duke zvarritur negociatat për krijimin institucioneve të reja po dëshiron që të krijojë ngërç politik.
Sipas tij, qëllimi i LVV-së është që të zvarris krijimin e institucioneve të reja në mënyrë që të mbahet bashkë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare./Indeksonline/