75 Mall Live Search
22:03 / E Enjte, 30 Janar 2025 / LB

Krasniqi: Nisma në Kuvend do të angazhohet për ndryshimin e pakos fiskale dhe ligjit për investime strategjike

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, është zotuar se si deputet i Kuvendit të Kosovës do të angazhohet në ndryshimin e pakos fiskale, si dhe në hartimin e ligjit për invesitor strategjik, mbështetje të eksportit dhe shumë mundësi tjera për sektorin privat.

Krasniqi që në zgjedhjet e 9 shkurtit garon më numrin 20 në listën e koalicionit AAK-NISMA ka vizituar një kompani që merret me prodhimin e mobiljeve.

“Kompanitë prodhuese kanë qenë dhe do mbetën faktori më i rëndësishëm dhe më strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.