75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 17 Shtator 2024 / MSH

Krasniqi njofton për sanimin e dëmeve nga zjarrvënia e një shtëpie në veri: Askush nuk mund të ndalë kthimin e qytetarëve në pronat e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se ka filluar sanimi i dëmeve që bëri zjarrvënia e një shtëpie në Bergjan, shtëpi kjo e ndërtuar nga qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka ndarë pamje të sanimit, duke u shprehur:

“Dëmet nga sulmi në Bergjani po sanohen. Askush nuk mund të ndalë kthimin e qytetarëve në pronat e tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri të plotë dhe banim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e saj”.

Mbrëmë pas mesnate u raportua se një nga shtëpitë e ndërtuara në Bergjan në Mitrovicë të Veriut është duke u djegur.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident, raporton Indeksonline.

Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletet terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore” deklaroi më herët gjatë ditës, Krasniqi./Indeksonline/