Krasniqi njofton qumështarët se shteti do të subvencionoj 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.
Krasniqi ka bërë me dije se kanë diskutuar për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.
Ai ka bërë me dije se do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe.
Postimi i plotë i ministrit Vesel Krasniqi:
Prita sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.
Bashkë diskutuam për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.
I njoftova për raportin që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nëpër depo.
Në bazë të të dhënave që janë paraqitur në raport do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe.
V. K.